Kovaçevski – Hulm: Është i rëndësishëm zhvillimi i Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për BE-në

March 31, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, realizoi takim me Melani Hulm, ministre shtetërore për Evropë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të Krahinës së Bavarisë në Republikën Federale të Gjermanisë.

Në takim u konstatua se është me rëndësi të madhe që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëj përparim në integrimet evropiane, pasi që pandemia dhe veçanërisht lufta në Ukrainë kanë treguar se është e rëndësishme që shtetet evropiane të veprojnë bashkërisht dhe se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE.

Në atë drejtim është theksuar rëndësia – Republika e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë zhvillimin në rrugën evropiane.

Në Qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe te Kryeministri Kovaçevski, siç është vlerësuar, shihet orientimi drejt zhvillimit të vendit.

Në takim u bisedua konkretisht për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bavarisë, përmes aktivizimit të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar të themeluar, me fokus në ekonominë, drejtësinë, të rinjtë dhe digjitalizimin dhe inovacionin.

Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohje për mbështetjen e vendit tonë në rrugën evropiane dhe për interesimin e Bavarisë për të mbështetur zhvillimin e kapaciteteve në fushat e përmendura.

Ai theksoi edhe fokusin e Qeverisë drejt tejkalimit të sfidave duke u kujdesur për qytetarët dhe shtetin.

“Në marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me Kryeministrin Petkov kemi vendosur një kornizë logjike të bisedimeve në nivel parimor. Kemi ndarë vizionin e një Ballkani të përparuar, një shembull i prosperitetit evropian dhe jo i konflikteve dhe ruajtjes së këtij niveli të komunikimit, me vullnetin e të dyja palëve, mund të sjellë zgjidhje. Ne dënojmë ashpër agresionin ushtarak në Ukrainë, kemi harmonizuar plotësisht politikat tona me politikat e NATO-s dhe BE-së, që tashmë është e mirëpritur atje, merremi me situatën e energjetikës dhe ekonomisë sipas rrethanave të reja dhe konsiderojmë se me këtë Republika e Maqedonisë së Veriut ka treguar se praktikon vlera evropiane dhe se vendi ynë është në BE”, tha Kryeministri Kovaçevski në takimin me ministren e Bavarisë për Evropë, Hulm.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Turqia për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut: Fatkeqësisht thirrjet e komunitetit turk janë injoruar

Story i radhës

Ahmeti: Regjistrimi të mos shndërrohet në betejë të pakuptimtë politike

Të fundit nga

Moti parashikohet i vranët dhe pa reshje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti parashikohet i vranët dhe pa reshje. “Në mëngjes, në shumë zona do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë