Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka hequr dorë nga shfrytëzimi i vilës kryeministrore në Vodno, mëson TV21. Këtë e konfirmojnë edhe nga Qeveria.
“Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski nuk e shfrytëzon vilën kryeministrore. Me familjen është në shtëpinë e njëjtë ku ka banuar deri më tani. Nuk ka kërkuar privilegje të tjera”, thanë nga Qeveria.
Vila kryeministrore gjendet në Vondo, afër presidentit të shtetit. Kjo vilë ka siguri të lartë.