Kovaçevski: Është siguruar gaz nga Serbia për shkollat dhe spitalet

October 23, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sonte në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se është siguruar gay nga Serbia për shkollat dhe spitalet, pa përmendur se për çfarë sasi bëhet fjalë, njofton Portalb.

Siç shkruan Kovaçevski, pas komunikimit intensiv me kryeministren serbe Ana Bërnabiq, Beogradi zyrtar vendosi ta përjashtojë Maqedoninë e Veriut nga ndalesa për eksport të gazit natyror.

“Përmes politikave të fiqnjësisë së mirë, bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të ‘Ballkanit të Hapur’, por edhe marrëdhënies partnere, në kohë të krizës energjetike siguruam mbështetje atje kur më së shumti nevojitet – gaz kompresiv për shkollat dhe spitalet në shumë qytete në vend”, ka shkruar Kovaçevski në Fejsbuk.

Javën e kaluar, Serbia ndaloi eksport të gazit. Masa e përkohshme u vendos me vlefshmëri deri në fund të muajit që të sigurohet furnizim i sigurtë i tregut serb dhe të parandalohet dëm i mundshëm për ekonominë dhe qytetarët.

Përndryshe, Sh.A. ESM tanimë ka siguruar nëpërmjet “Makpetrolit” gaz rus nga “Gazpromi” për deri në fund të tetorit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski sqaroi se nëse rritet çmimi i gazit në përmasa enorme ose në ka ndalim të dërgimit të gazit, atëherë ngrohtoret e Shkupit mund të kenë mundësi të punojnë edhe me derivate alternative, gjegjësisht në mazut.

Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Horoskopi për datën 24 tetor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Story i radhës

Vrasja makabre e 12-vjeçares trazon Francën

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë