Maqedonia e Veriut dhe Turqia do të vazhdojnë me bashkëpunim ekonomik, kanë konstatuar gjatë takimit me dyer të mbylluara kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe presidentit Turk Rexhep Taip Erdogan. Siç njoftojn nga Qeveria, Kovaçevski ka shprehur kënaqësinë për ndarjen e synimeve të njëjta për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, për të cilat faktorë kyç janë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe përmirësimin e ndërlidhjes infrastrukturore.
“Kovaçevski dhe Erdogan gjatë takimit kanë theksuar se kanë pritshmëri që shkëmbimi tregtar vjetor prej 900 milionë dollarësh, të arrijë në një miliardë dollarë dhe të ofrojë thellim të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Sipas totalit të investimeve nga Turqia në vendin tonë, ajo është në pesë vendet e para pas fluksit total të investimeve të huaja.”, thuhet në komunikatën me shkrim të Qeverisë.
Në të më tej njoftohet se tregtia me Turqin është vazhdimisht në rritje dhe në tre muajt e parë të vitit 2022, Turqia ka zënë vendin e 6-të në listën e partnerëve më të rëndësishëm tregtarë të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Kovaçevski i ka bërë ftesë presidentit Erdoganan që të vizitojë vendin tonë, në vazhdimësi të të gjitha vizitave të tjera të nivelit të lartë dhe të inkurajojë projektet e shumta të ndërmarra për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.