Koçan, 23 nëntor – Përfitimet nga BE-ja janë të mëdha dhe do të thonë ardhmëri të sigurtë, jetë më të mirë dhe rini më të pasur, të cilët jetën e tyre do ta ndërtojnë në shtëpi, në vendin e tyre dhe për këtë shkak gjithçka që bëjmë sot, bëjmë për të nesërmen e rinisë sonë, porositi sonte në tribunën “Fuqimisht dhe me vendosmëri drejt ardhmërisë”, në Koçan, kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
“Por, në rrugën tonë evropiane ka një rrezik të madh dhe real. Ato janë E Majta dhe Dimitar Apasiev. Me popullizmin e rrezikshëm, me retorikën e tyre anti-BE dhe nxitëse, E Majta bëhet gjithnjë e më e fuqishme dhe më me ndikim”, tha Kovaçevski.
Ai theksoi se E Majta plotësisht i ka marrë si pengj VMRO-DPMNE-në dhe liderin e tyre Hristian Mickoski, i cili, siç tha, është i dobët, pa vizion dhe pa qëndrim.
“E Majta me veprimin e tyre u bë e djathtë, ndërsa Mickoski është në panikë dhe vetëm shikon të mos mbetet pas tyre”, shtoi Kovaçevski.
Sipas tij, pikërisht për këtë shkak Mickoski me krenari thotë se është vazhdimësi e Vanço Mihajllovit dhe bllokon ligje në Kuvend në mes të krizës dhe 100 milionë euro ndihmë për shtetin.
Burimi: zhurnal.mk