Kovaçevski – Edstadler: Maqedonia e Veriut është një partner i besueshëm dhe anëtar i ardhshëm i BE-së

December 7, 2022
1 minut lexim

Vjenë, 7 Dhjetor – Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së punës në Austri, ka takuar ministren federale për BE dhe Kushtetutës së Republikës së Austrisë, Caroline Edstadler.

 

Në takim morën pjesë edhe Bojan Mariçiq, zv. kryeministër për Çështje Evropiane, si dhe ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska.

Kovaçevski dhe Edstadler shprehën kënaqësinë e tyre të ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet dy vendeve, gjë që shprehet edhe në mbështetjen e qartë të Austrisë për procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim u theksua se Maqedonia e Veriut dhe Ballkani Perëndimor janë në agjendën e lartë të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të tij dhe se Austria mbetet mbështetëse besnike e politikës së zgjerimit të Unionit me vendet e rajonit, fillimin e negociatat e anëtarësimit dhe fillimi i skriningut janë një tjetër konfirmim i ecurisë së vendit tonë në procesin e integrimit evropian.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kur dy njerëz janë të destinuar të qëndrojnë së bashku, herët a vonë do të takohen përsëri

Story i radhës

Incident tek “Higjiena Komunale” në Shkup, kërcënohet dhe sulmohet një polic

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë