Kovaçevski: Duhet t’i tejkalojmë kontestet rajonale, t’i fillojmë menjëherë bisedimet me BE-në

1 minut lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për median greke “To Vima” ka theksuar se prolongimi i procesit të integrimit në BE, ndikon në euroskepticizmin dhe mosbesimin në tërësi.

Sipas tij, zgjerimi i BE-së do ta rrit sigurinë dhje do ta stabilizojë demokracinë. Kovaçevski ka shtuar se është shumë me rëndësi që Maqedonia e Veriut t’i fillojnë bisedimet pa vonese, posaçërisht në kontest të luftës në Ukrainë.

“Kjo politikë duhet të vazhdojë në mënyrë që të sigurohet integrimi i rajonit, siguri dhe stabilitet i Ballkanit Perëndimor. Duhet t’i tejkalojmë kontestet rajonale. Kjo sot është çështje e sigurisë dhe jo e ekonomisë. Zgjerimi i BE-së do ta rrisë sigurisë”, ka thënë Kovaçevski.

Ai ka thënë se vendi nuk ka alternativë përpos anëtarësimit në BE.

Story i mëparshëm

Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të piktorit Omer Kaleshi

Story i radhës

Tifozët i thonë se ora që ka bërë tatu ka 13 numra, jo 12

Të fundit nga