Kovaçevski dhe Xhaferi mbajtën fjalime në seancën parlamentare me rastin e gjashtëdhjetëvjetorit të tërmetit të Shkupit

July 26, 2023
min lexim

Në Kuvend sot u mbajt seanca kushtuar gjashtëdhjetëvjetorit të tërmetit të Shkupit, ku fjalime mbajtën kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski. Shënimi i kësaj dite është shumë i rëndësishëm, sepse siç tha Xhaferi, duhet të jetë një udhërrëfyes dhe përkujtues për rëndësinë e bashkimit dhe unitetit pme qëllim për të ndihmuar të pafuqishmit. Kovaçevski, ndërkaq, theksoi se ndihma e cila ka mbërritur për qytetin e Shkupit është përkujtues për rëndësinë e solidaritetit në ditët më të vështira.

Kryetari i Kuvendit në fjalimin e tij theksoi se pas tërmetit më nuk ka qenë me rëndësi se cilit komb i takon, cilën ideologji politike e ndjek dhe cilit Zot ia drejton lutjet. Tha se nuk ka qenë me rëndësi as ajo se nëse dhënia e ndihmës do të jetë në interes apo jo të shtetit konkret.

“Lajmi ka bërë jehonë dhe është përhapur shumë shpejtë dhe Shkupi është shndërruar në vendin kah i cili është drejtuar e gjithë vëmendja e botës humane dhe demokratike, e cila pa hezitim i ka ndërmarrë të gjitha masat që ka pas në dispozicion për t’iu përgjigjur sa më shpejt dhe me efikasitet thirrjes së dhimbshme të Shkupit të goditur. Është aktivizuar Kryqi i Kuq Ndërkombëtar i cili ka drejtuar apel te të gjitha organizatat nacionale. Unioni Ndër-Parlamentar ka dërguar rekomandim te të gjitha parlamentet dhe qeveritë për të ndihmuar në ripërtëritjen e qytetit ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara menjëherë pas katastrofës ka ndërmarrë aktivitete në mënyrë që të ndihmohet qyteti i shkatërruar në mënyrë të planifikuar afatgjate. Me një fjalë, është aktivizuar solidariteti ndërkombëtar dhe mbi të gjitha, njerëzia dhe vetëdija dhe ndërgjegjja njerëzore” porositi Xhaferi.

Shtoi se kjo ka qenë ditë për Shkupin dhe ditë e cila ka mbetur e shënuar.

“Shkupi i bashkoi rreth një qëllimi njerëzit, institucionet, organizatat ndërkombëtare dhe në përgjithësi, njerëzinë. Kjo e vu Shkupin në piedestalin si qytet – simbol i solidaritetit, epitet të cilin të gjithë ne e kujtojmë me respekt të veçantë, sepse në secilin kënd të këtij qyteti të bukur hasim në vepër që është përkujtues i solidaritetit ndërkombëtar dhe përkujtues për të gjithë ne se sa jemi të dobët dhe të pamundur kur jemi vetëm. Përkujtues për atë se çfarë do të thotë dora e shtruar, ndihma e ofruar, strehimi i ngrohtë dhe vakt në kohën kur i ke humbur të gjitha dhe ke mbetur vetëm me jetën tënde të zhveshur”, theksoi Xhaferi.

Sipas tij shënimi i kësaj dite është me rëndësi, sepse siç tha Xjaferi duhet të jetë udhërrëfyes dhe përkujtues për rëndësinbë e bashkimit dhe unitetit me qëllim për të ndihmuar të pafuqishmit.

“Katastrofat natyrore ndodhin në forma të ndryshme. Zjarret tërbohen dhe shkatërrojnë sipërfaqe shumë të mëdha të rruzullit tokësor. Vërshimet e marrin vazhdimisht tatimin e vetë për shkak të papërgjegjësisë së njerëzve. Uraganet, cunamit, fshijnë gjithçka para vetes dhe lënë shkretëtirë nga ëndrrat dhe dëshirat e parealizuara për shkak të jetëve të humbura dhunshëm. Dhe mbi gjithë këtë, bota u ballafaqua edhe me pandeminë e koronës, e cila e tregoi fytyrën e vet të gërditshme në çdo aspekt. U gjunjëzuan sistemet ekonomike, shëndetësore. Njerëzimi ra në gjunjë. Dhe përsëri, solidariteti, bashkëpunimi dhe bashkimi rreth qëllimit të fundit kontribuoi në zvogëlimin e efektit të koronës. Ia dolëm, sepse ishim bashkë! Dhe, do të vazhdojmë edhe më tej të jemi qyteti i solidaritetit, qyteti i cili lindi nga hiri dhe u bë përmendore e humanizmit”, nënvizoi Xhaferi.

Në seancë fjalim mbajti edhe kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski i cili theksoi se ndihma e cila ka mbërritur për qytetin e Shkupit është përkujtues për rëndësinë e solidaritetit në ditët më të vështira.

“Thirrja për ndihmë u dëgjua gjithandej dhe ndihma filloi të mbërrinte nga e gjithë bota. Njerëzit nga e gjithë bota dhanë dorën dhe së bashku me qytetarët tanë ndihmuan Shkupin të merrte një pamje të re. Në ato momente fjalët e ngushëllimit dhe ndarjes së trishtimit dhe dhimbjes me banorët e Shkupit nga pasojat që la pas tërmeti shkatërrues ishin të paçmueshme. Ka shumë numra nga ato ditë që mund të jenë vetëm numra në letër, por në jetën reale nënkuptojnë solidaritet të sinqertë njerëzor dhe ndihmë kur është më e nevojshme”, theksoi Kovaçevski.

Tha se pothuajse çdo objekt dhe rrugë në Shkup është monument solidariteti.

“Mbi 80 vende kanë lënë kaq shumë pas Taftalixhe, Maxhari, Gjorçe, Kozle, Qendër do të kujtojnë përgjithmonë listat e gjata të objekteve, shkollave, poliklinikave, banesave, kopshteve, një dhuratë nga e gjithë bota. Muzeu i Artit Bashkëkohor, ku ndodhen veprat e të madhit Pikaso, Vasarelli, Lubarda e shumë të tjerëve, të cilët i dërguan veprat e tyre si dhuratë qytetit të shkatërruar. Shkolla fillore Jan Amos Komenski në Taftalixhe, spitali special në Kozle, por edhe salla e njohur Universale, e cila është dhuratë prej 37 vende të botës, do të na kujtojnë përgjithmonë se çfarë do të thotë solidaritet në momentet më të vështira”, theksoi Kovaçevski.

Tha se solidariteti i treguar pas tërmetit në Shkup është një motiv që Maqedonia e Veriut të ofrojë ndihmë dhe mbështetje për ata që kanë nevojë.

“Maqedonia e Veriut gjithmonë ka ditur të ofrojë ndihmë dhe mbështetje dhe të ndihmojë të rrezikuarit, të dobëtit. Ne ndihmuam dhe dhamë dorën kur ishte e nevojshme. Ne ishim pjesë e misioneve të shpëtimit dhe ndihmuam duke marrë pjesë në aksione humanitare dhe me ndihmë financiare në riparimin e pasojave të tërmeteve katastrofale në Turqi dhe Siri. Morëm pjesë edhe në operacionet e shpëtimit pas tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë, ku dërguam edhe ndihma financiare për riparimin e pasojave të tërmetit. Me ndihma financiare dhe humanitare ndihmuam edhe në riparimin e pasojave të përmbytjeve të mëdha në Shqipëri, jemi bashkuar përpjekjes globale për të ndihmuar popullin ukrainas, ku kemi dërguar ndihma humanitare dhe ushtarake dhe po mbështesim Ukrainën në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të saj territorial”, theksoi Kovaçevski.

Më 26 korrik të vitit 1963 në orën 5:17 të mëngjesit, tërmeti shkatërrues goditi kryeqytetin tonë dhe gjurmët që lanë ishin të shumtë të vdekur, të plagosur dhe mijëra të pastrehë. Jetën e humbën 1 070 persona, ndërsa 3.000 u lënduan, ndërsa u rrëzuan 15.800 banesa, ndërsa u dëmtuan 28.000. Mbi 200.000 njerëz mbetën pa kulm mbi kokë.

Pas tragjedisë në Shkup, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar u bëri thirrje të gjitha organizatave kombëtare që të organizojnë ushqim për fëmijët e Shkupit. Unioni Ndërparlamentar u dërgoi rekomandim të gjitha parlamenteve dhe qeverive të ndihmojnë në rindërtimin e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende filluan të mbledhin ndihma për Shkupin.

Kombet e Bashkuara kanë ndërmarrë aktivitete që në mënyrë të planifikuar dhe afatgjatë të ndihmojnë qytetin e shkatërruar.

Pas kësaj seance Kuvendi e vazhdoi seancën e 121-të.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Edi Rama shkarkon të gjithë sekretarët e PS-së

Story i radhës

Pse Mbreti Karli III feston ditëlindjen dy herë në vit

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë