Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski në 31 vjetorin e pavarësisë së vendit u shpreh se Qeveria po punon në realizimin e qëllimeve strategjike të vendit. Kovaçevski me këtë rast përkujtoi në vendimet që ka ndërmarr qeveria dhe si rezultat i tyre vendi sot është anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe ka filluar negociatat për anëtarësim në BE.
“Për anëtarësimin e vendit në NATO nevojiteshin vendime të rënda, megjithatë qytetarët bashkë me politikanët që ishin të guximshëm, sollën vendime të rëndësishme dhe sot jemi pjesë e NATO-s”, deklaroi Kovaçevski, duke nënvizuar se deri në vitin 2020 Maqedonia e Veriut do të bëhet pjesë e BE-së.
Kovaçevski madje akuzoi partinë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-në e cila sipas tij nuk ka mbështetur asnjë projekt në interes të qytetarëve