Kovaçevski: Çështja e zgjedhjeve të parakohshme është mbyllur, zgjedhjet parlamentare do të mbahen në mandatin e rregullt

March 17, 2023
min lexim

Çështja për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat Mickoski i paralajmëroi në dhjetor, e më pas për janar, e më pas në mes të shkurtit është mbyllur – zgjedhjet do të mbahen në mandatin e rregullt, konfirmoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Mickoski, theksoi, pretendoi se ka shumicë parlamentare prej 61 deputetësh, në fund doli se kjo Qeveri ka një shumicë parlamentare të shtuar me rikonstruksionin prej 65 deputetësh, me çka mbyllet çështja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Siç thashë që në ditën e parë, zgjedhjet do të jenë në afatin e tyre të rregullt, sepse unë nuk i ndryshoj qëndrimet e mia, ndryshe nga dikush tjetër. Fillimisht do të jenë zgjedhjet presidenciale në të cilat do të fitojë kandidati i propozuar nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, e më pas zgjedhjet parlamentare në të cilat ky koalicion do të formojë edhe një herë një qeveri pro-evropiane në Maqedoni, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së një gazetari në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Ai i tha opozitës që t’i kushtojnë më shumë kohë punës në komuna, në vend që, siç tha, vetëm të përsërisin – zgjedhje të parakohshme.

Lidhur me kërkesën për kryeministër shqiptart 100 ditë para zgjedhjeve, ai tha se nuk është asgjë e re dhe se është bërë e ditur në vitin 2020 në një konferencë për shtyp pas zgjedhjeve, ku morën pjesë edhe kryetari i atëhershëm Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në të cilin u formua koalicioni qeveritar.

“Kështu do të jetë edhe në zgjedhjet e vitit 2024 kur LSDM sërish do të fitojë zgjedhjet së bashku me koalicionin e saj dhe kur në Maqedoni do të formohet një qeveri pro-evropiane me kandidatin e propozuar nga LSDM-ja. Për dallim nga VMRO-DPMNE, LSDM respekton marrëveshjet e koalicionit. Kryeministri që do të kryejë një rol teknik do të ndodhë në fund të vitit të ardhshëm, pra në 100 ditët e fundit të mandatit të kësaj Qeverie dhe jemi të bindur se në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm do të të marrë mbështetjen e qytetarëve dhe sërish kryeministri do të jetë nga radhët e LSDM-së”, thekson Kovaçevski.

Kryeministri teknik, siç theksoi, ka mandat vetëm t’i zhvillojë zgjedhjet në periudhën parazgjedhore.

“Nuk e kam fare problem që të ketë kryeministër teknik shqiptar apo pjesëtar të ndonjë komuniteti tjetër etnik që jeton në vend, sepse besoj se përkatësia etnike nuk është profesion. Qeverinë mund ta udhëheqë kushdo që është profesionist, sidomos në kushtet e një mandati teknik të qeverisë kur duhet të bëhen vetëm zgjedhje. Unë personalisht nuk jam dakord me konceptin e qeverisë së Përzhinës, për të cilin është rënë dakord kur ne ishim një shtet i robëruar dhe mendoj se një vend anëtar i NATO-s që negocion me BE-në dhe kryeson OSBE-në nuk duhet të ketë atë lloj qeverisjeje përpara zgjedhjeve”, tha Kovaçevski.

Nuk do t’i komentoj, shtoi ai, fushatat e brendshme të bëra nga BDI, sepse janë në proces të fushatës së tyre të brendshme politike në të cilën kanë dalë edhe slogane kreative, të cilat besoj se janë pjesë e fushatës politike, që nuk i referohet proceseve të funksionimit të qeverisë në tërësi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BDI pushton rrjetet sociale me parullën ERDHI DITA!

Story i radhës

Remzi Memedi do të jetë deputet i ri nga ASH

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë