Kovaçevski: Brukseli e konfirmon qëndrimin për fillimin bisedimeve për anëtarësim të RMV-së në BE pa vonesa (VIDEO)

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski përfundoi vizitën e tij dyditore të punës në Bruksel.

Në një deklaratë për media, ai theksoi se liderët e institucioneve të BE-së janë njëzëri në mbështetjen e tyre për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut për hapjen e kapitujve pa vonesë.

Në deklaratë, Kovaçevski nënvizon se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në familjen evropiane dhe se ajo është e ardhmja e vlerave më të larta demokratike, agjenda e gjelbër, burimet e ripërtërishme të energjisë, digjitalizimi dhe rrugë e cila të rinjve ju krijon parashikueshmëri dhe hapësirë për zhvillim.

Në vazhdim të kësaj kumtese jua përcjelli në tërësi deklaratën:

Të nderuar qytetarë,

Sapo kemi përfunduar takimin e fundit nga një serie takimesh këtu në Bruksel, si pjesë e një vizite pune gjatë dy ditëve të fundit. Më vjen mirë që takimi me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Layen rrumbullakosi agjendën tonë. Ne morëm mbështetje të qartë nga Von der Layen për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian.

Këtu në Bruksel i informova partnerët tanë të Bashkimit Evropian për progresin që kemi bërë së bashku me Republikën e Bullgarisë në thellimin e bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë. Angazhimi i të dy vendeve për të gjetur zgjidhje dhe për të intensifikuar dialogun është i qartë dhe i mirëpritur.

Nëpërmjet bisedimeve me miqtë tanë Sharl Mishel në Këshillin Evropian dhe Roberta Mecola në Parlamentin Evropian, u konfirmua mbështetja e hapur për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Këtu të gjithë janë unanim se Maqedonia e Veriut duhet të fillojë menjëherë negociatat për anëtarësim në BE.

Gjithashtu jemi mirënjohës për solidaritetin e treguar nga Bashkimi Evropian gjatë gjithë pandemisë. Gjatë krizave treguam se çfarë do të thotë të jesh evropian dhe çfarë do të thotë për Maqedoninë e Veriut të ketë mbështetje në momentet më të vështira.

E ardhmja jonë është evropiane, demokratike dhe moderne. Kjo është e ardhmja që bazohet në agjendën e gjelbër, në burimet e ripërtrishme të energjisë, në digjitalizim. Është rruga që krijon parashikueshmëri dhe hapësirë zhvillimi për të rinjtë tanë. Në këtë kontekst, ne e përshëndetëm Planin e Investimeve Ekonomike për Ballkanin Perëndimor si një hap të rëndësishëm që do të nënkuptojë realizimin e projekteve të tilla strategjike.

Vizitën e nisëm me një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Së bashku riafirmuam unitetin për çështjet që lidhen me Ukrainën dhe nevojën për të de-përshkallëzuar dhe zgjidhur çështjet me Rusinë përmes rrugës së diplomacisë. Sepse ne jemi NATO, dhe NATO është për paqen dhe dialogun, për sigurinë.

Vizitën e punës e mbyllim me takime me miq të dashur në Bashkimin Evropian, shtëpisë të cilës i përkasim. Ne kthehemi me një mbështetje të fortë që na motivon të intensifikojmë evropianizimin në vend.

YouTube video

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nis marshi protestues për Rexhail Qerimin!

Story i radhës

Zgjedhje të reja lokale në Mavrovë, Rostushë dhe Qendër Zhupë

Të fundit nga