Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, i cili e ka uruar për zgjedhjen si kryeministër.
Nga Qeveria njoftojnë se Kovaçevski e ka njoftuar homologun e tij për dinamikën e re të bisedimeve me Sofjen zyrtare përmes komunikimit të hapur me kryeministrin bullgar Kiril Petkov.
“Gjatë bisedës telefonike, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se dialogu Shkup-Sofje do të ofrojë zgjidhje të pranueshme reciprokisht për çështjet e hapura për të dyja palët dhe se do të përshpejtojë vendimin për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në, e cila pritet të ketë ndikim pozitiv për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Kryeministri Kovaçevski e ka informuar Rutten për proceset akuale politike, sidomos në pjesën e menaxhimit me krizën energjetike.