Kovaçevski: BE të veprojë ndaj obstrukcionit të opozitës

December 8, 2022
1 minut lexim

Bashkimi Europian të mos lejoj bllokime të reja ndaj Maqedonisë së Veriut dhe të vendosë në bazë të përparimeve që po bën vendi, porosoti BE-në kryeministri Dimitar Kovaçevski në samitin e socialistëve europian në Vjenë.

Marketing

Sipas kryeministrit integrimi është tanimë edhe çështje sigurie për Europën dhe humbja e kredibilitetit në Ballkan, sipas Kovaçevskit do të nënkuptonte që BE ka humbur rajonin.

“Që Europa të jetë një kontinent i fortë dhe i sigurt, BE-së i nevojitet Ballkan i qetë dhe i integruar. Zgjerimi nuk është më vetëm një proces zgjerimi, por është edhe një çështje gjeostrategjike dhe e sigurisë. BE s’duhet të lejojë bllokada të reja. Pres nga BE të shikojë progresin e vendit tim dhe kontributin që bën dhe të mos lejoj adresim të zeza nga askush në process. Të flasim për kritere dhe përmbushjen e tyre, pasiqë kredibiliteti i BE-së në Ballkan shikohet nëpërmjet shembullit të Maqedonisë së Veriut. Nëse kjo besueshmëri humbet, BE rrezikon të humbasë tërë rajonin.” – tha Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski kërkoi nga BE që me seriozitet të shikojë edhe obstrukcionet e opozitës të cilat rrezikojnë rrugëtimin europian të vendit dhe të mos lejojë që palë të treta të përfitojnë nga kjo situtaë.

“Është partia e quajtur ‘E Majta’ por ska të bëj asgjë me të majtët, janë të drejtuar kah e djathta. ata janë agjentë të kaosit. Gjëja e vetme që ata po krijojnë është kaosi në shtet dhe rreziku më i madh është se kanë marrë peng edhe VMRO-DPMNE-në.” – u shpreh Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

Kriza globale sipas Kovaçevskit është shans për përparim dhe krijimin e një standardi më të mirë për qytetarët duke vënë fokusin në zhvillimin e ekonomisë dhe prodhimin e energjisë ripërtëritëse.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski nga samiti i liderëve në Vjenë: Solidariteti dhe drejtësia janë përgjigjet më të mira për krizën

Story i radhës

Xhixha: Jap gjithmonë maksimumin, kam disa oferta në tavolinë

Të fundit nga

ShkoLartë