Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbajti një ligjëratë sot në Vjenë në akademinë e njohur diplomatike (The Vienna School of International Studies), e cila është një qendër më e mirë e njohurive në fushën e çështjeve ndërkombëtare dhe një nga shkollat profesionale më të vjetra dhe më prestigjioze në botë.
Kryeministri Kovaçevski foli për temën “Fillimi i negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut: Dinamika e re në zgjerimin e BE-së”.
Duke iu referuar politikave të krijuara nga qeveria, kryeministri theksoi se vendi ynë është bartësi i flukseve dhe proceseve politike më pozitive jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Evropë.
“Anëtarësimi në NATO e ngriti vlerësimin ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut si në aspektin politik, të sigurisë, ekonomik dhe financiar. Hyrja në Aleancë nuk ishte vetëm garanci e paqes dhe stabilitetit për Maqedoninë e Veriut, por edhe garanci për ekonominë e vendit, për qytetarët, për rritjen dhe zhvillimin tonë të përgjithshëm ekonomik”, theksoi Kryeministri.
Anëtarësimi i vendit në Aleancë rriti investimet e huaja direkte, të cilat në kushte krize arritën një shumë rekord historike prej 753 milionë eurosh, që është niveli më i lartë i investimeve të huaja direkte në vend dhe dy herë më shumë në krahasim me vitin 2016.
“Politikat e mira ekonomike të kësaj qeverie sjellin rritje të standardit ekonomik për qytetarët tanë, punë të qëndrueshme dhe të mirëpaguara dhe hapësirë për rritjen e konkurrencës së tyre në tregun e punës. Ne mbështesim edhe zhvillimin e kompanive vendore, me një pagesë rekord prej 23 milionë euro mbështetje shtetërore për 410 kompani”, tha Kovaçevski.