Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka takuar ambasadoren e SHBA-së në vend, Angela Ageler, me të cilën kanë biseduar për mbështetjen e SHBA-së për rrugën evropiane të vendit.
“Na presin vendime të guximshme dhe të vështira, të 120 deputetët duhet të tregojnë sjellje burrërore, të jenë në lartësinë e detyrës dhe të marrin një vendim që do të mundësojë një të ardhme më të mirë, për brezat e ardhshëm, për ne, për fëmijët tanë”, ka shkruar Kovaçevski në fejsbuk.
Sipas kryeministrit, deputetët janë në radhë të parë përfaqësues të qytetarëve dhe qytetarët duan të jetojnë në BE.
“Për hir të një standardi më të mirë jetese, për hir të sundimit më të mirë të ligjit, infrastrukturës më të mirë, shërbimeve më të mira për qytetarët, për hir të përparimit ekonomik, drejtësisë sociale, demokracisë supreme, për hir të një jete më të mirë sipas standardet evropiane. Sepse duan që fëmijët e tyre të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. BE-ja është alternativa jonë e vetme”, vazhdon Kovaçevski në fejsbuk.
Burimi: TV21