kovac kemi 5 ndeshje delikate brenda dy javesh 698f3f434d7e9

Kovaç: Kemi 5 ndeshje delikate brenda dy javësh

February 13, 2026
1 minut lexim

Bundesliga do të vijojë sot kampionatin me një ndeshje delikate për Borussia Dortmund, që do të përballet me Mainz, një skuadër që lufton për të mbijetuar. Fakt të cilin trajneri Niko Kovaç e konsideron të rëndësishëm.

“Mainz po lufton për mbijetesë.

Ata kanë bërë performanca të mira në Mynih dhe Leipzig.

Kjo nuk është një ndeshje e lehtë, përballëmi kemi një skuadër e përgatitur shumë mirë”, thotë Kovaç.

“Tani kemi pesë ndeshje të rëndësishme brenda dy javësh, por do t’i marrim ato një e nga një.

Mainz është ndeshja më e rëndësishme për mua sepse një fitore do të na ndihmojë të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme”, shtoi Kovaç.

Niko Kovac ka disa mungesa, por është gati të luftojë: “Jam i bindur se kemi cilësi të mjaftueshme për të fituar ndeshjen”. Yan Couto u stërvit individualisht të mërkurën, por është gati. E njëjta gjë vlen edhe për Karim Adeyemi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dua lipa flet hapur per realitetin e hidhur te lidhjes ne distance pas nje viti turnesh larg te fejuarit 698f38b92d7b6
Lajmi i mëparshëm

Dua Lipa flet hapur për realitetin “e hidhur” të lidhjes në distancë pas një viti turnesh larg të fejuarit

kancelari gjerman evropa duhet te zgjidhe varesine e saj 698f400b5d42b
Lajmi i radhës

Kancelari gjerman: Evropa duhet të zgjidhë varësinë e saj

Të fundit nga

ShkoLartë