​Koulibaly lojtar i Chelseat, mungon vetëm zyrtarizimi

July 15, 2022
1 minut lexim

Kalidou Koulibaly raportohet se ka nënshkruar kontratën e tij me Chelsean dhe tani është gati të largohet për në Los Angeles, gati për t’iu bashkuar turneut parasezonal me skuadrën angleze.

Mbrojtësi 31-vjeçar senegalez do të jetë një përforcimi i ri në fazën mbrojtëse të skuadrës së Thomas Tuchel, i cili humbi dyshen Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger në fillim të këtij muaji. Koulibaly ka qenë prej vitesh një nga mbrojtësit më të mirë në Itali dhe më në fund i është dhënë shansi të provojë aftësitë e tij edhe në Premier Ligë.

Siç është raportuar nga eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, Koulibaly e ka nënshkruar kontratën e tij me Chelsean dhe tani është do të largohet për në Los Angeles, ku do të takohet me skuadrën e tij të re në turneun e tyre parasezonal.

Marrëveshja mësohet të jetë me vlerë 40 milionë euro në total dhe Koulibaly pritet të fitojë rreth 10 milionë euro neto në sezon, një rritje e konsiderueshme krahasuar me pagën që mori në Napoli.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lewandowski te Barcelona është e kryer?

Story i radhës

Vala e të nxehtit në Evropë, thatësirë dhe zjarre në mbarë kontinentin

Të fundit nga

ShkoLartë