KOSTT: Reduktimet e rrymës do të jenë në varësi të ngarkesës dhe energjisë së siguruar

min lexim

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) njofton se reduktimet e rrymës në vend do të varen në varësi të ngarkesës dhe sasisë së energjisë siguruar.

Sipas KOSTT-it, instruksionet për reduktime mbesin në fuqi deri në stabilizim të situatës energjetike.

“Sa i përket programeve të kufizimit të konsumit ditor ato mund të dallojnë nga dita në ditë në varësi nga ngarkesa (konsumi) dhe nga energjia e siguruar nga palët përgjegjëse për të mbuluar konsumin e energjisë elektrike në vend”, njofton KOSTT.

Po ashtu, thuhet se për orarin e kufizimeve, qytetarët do të njofton nga KEDS.

“Për oraret e kufizimeve konkrete udhëzoheni që të drejtoheni në KEDS”, vijon njoftimi.

“Gjendja e krizës energjetike me të cilën po përballet Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës e cila ndër të tjera është reflektim i krizës globale energjetike, do të përballohet më me lehtësi me mbështetjen edhe të të gjithë qytetarëve duke shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale dhe duke kursyer aty ku është e mundur”, përfundon KOSTT.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bashkia e Tiranës monton stola të rinj për banorët e Kopshtit Botanik

Story i radhës

Prokuroria ka hapur procedurë hetimore për foshnjën e rrëmbyer në Shkup

Të fundit nga