DARKO

Kostovski: Vendbanimi Shkup Veri merr pamje të re, 65 milionë denarë për infrastrukturën

September 28, 2026
1 minut lexim

Komuna e Butelit ka nisur aktivitetet për rikonstruksionin e një pjese të rrugës “Kosturska”, hapësirës së parkingut dhe shtigjeve për këmbësorë në lagjen Shkup Veri.

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, njoftoi se në kuadër të projektit, për herë të parë do të ndërtohet edhe trotuar, i cili, sipas tij, do të rrisë sigurinë dhe do të mundësojë lëvizje më të lehtë dhe të pandërprerë të qytetarëve.

“Komuna e Butelit investon 65 milionë denarë për rinovimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Shkup Veri”, thuhet në njoftimin e Kostovskit.

Nga Komuna theksojnë se realizimi i projekteve të mëdha infrastrukturore është pjesë e përmbushjes së premtimeve parazgjedhore të kryetarit Kostovski, me synimin për zhvillim të barabartë dhe të balancuar të të gjitha vendbanimeve në territorin e Butelit.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne moshen 57 vjecare helena christensen mahnit me paraqitjen e saj 6aba55ddb9160
Lajmi i mëparshëm

Në moshën 57-vjeçare, Helena Christensen mahnit me paraqitjen e saj

kaos ne nje kazino ne shkup aktivizojne aparatet kunder zjarrit disa persona perfundojne ne klinike 6aba59cd6f625
Lajmi i radhës

Kaos në një kazino në Shkup – aktivizojnë aparatet kundër zjarrit, disa persona përfundojnë në klinikë

Të fundit nga

ShkoLartë