kaos ne nje kazino ne shkup aktivizojne aparatet kunder zjarrit disa persona perfundojne ne klinike 6aba59cd6f625

Kaos në një kazino në Shkup – aktivizojnë aparatet kundër zjarrit, disa persona përfundojnë në klinikë

September 28, 2026
1 minut lexim
kazino

Dy persona kanë shkaktuar trazira në një kazino në zonën e Kisella Vodës në Shkup, duke shqetësuar mysafirët dhe dëmtuar inventarin.
Sipas denoncimit në polici, njëri prej tyre ka hedhur një telefon celular drejt një gruaje, por pa e goditur.
Dy personat dyshohet se kanë dëmtuar edhe një pjesë të inventarit dhe kanë aktivizuar aparatet kundër zjarrit. Si pasojë, disa mysafirë dhe punonjës kanë pasur probleme me frymëmarrjen dhe janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për ndihmë mjekësore.
SPB Shkup njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

DARKO
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Vendbanimi Shkup Veri merr pamje të re, 65 milionë denarë për infrastrukturën

Të fundit nga

ShkoLartë