ВОДОВОД 2

Kostovski: UJI I QYTETIT NË ÇDO SHTËPI! Nis projekti kapital për Lubotenin dhe Lubancën

September 17, 2026
1 minut lexim

Një hap i ri drejt zgjidhjes së një prej çështjeve më të rëndësishme infrastrukturore për banorët e Lubotenit dhe Lubancëwës.

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, së bashku me përgjegjësit e NP “Ujësjellës dhe Kanalizim – Shkup”, sot kanë kryer inspektim në aktivitetet për ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë në këto dy vendbanime, ndërsa njëkohësisht ka nisur edhe përgatitja e projektit për rrjetin sekondar të ujësjellësit.

Sipas Kostovskit, synimi është që projekti të përfundojë dhe uji i qytetit për pije të arrijë në çdo shtëpi në Luboten dhe Lubancë.

ВОДОВОД 3

“Ky projekt do të bëhet realitet dhe uji i qytetit për pije do të ketë në çdo shtëpi”, ka deklaruar Kostovski.

Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit dhe lidhja me sistemin e ujësjellësit të qytetit po realizohet në bashkëpunim me Qeverinë, Ministrinë e Transportit dhe Komunën e Qytetit të Shkupit.

Përgatitja e dokumentacionit projektues për rrjetin sekondar në Luboten dhe Lubancë paraqet një tjetër hap të rëndësishëm drejt krijimit të një infrastrukture moderne dhe funksionale të furnizimit me ujë.

Nga Komuna e Butelit thonë se faza e parë e projektit po përparon sipas planit dhe se synohet që ky projekt kapital të përfundojë në një afat sa më të shkurtër.

Nga pushteti lokal theksojnë se investimet në infrastrukturë dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për banorët e të gjitha vendbanimeve të Komunës së Butelit mbeten ndër prioritetet kryesore.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kanye west perballet me padi prej 23 milione dollaresh ish punonjesi pretendon diskriminim per shkak te flokeve 6aabb93ec715d
Lajmi i mëparshëm

Kanye West përballet me padi prej 23 milionë dollarësh, ish-punonjësi pretendon diskriminim për shkak të flokëve

mickoski po thellojme bashkepunimin strategjik dhe ekonomik me shba te 6aabbc0c89ebe
Lajmi i radhës

Mickoski: Po thellojmë bashkëpunimin strategjik dhe ekonomik me SHBA-të

Të fundit nga

ShkoLartë