Në lagjen Radishani, sot u hap zyrtarisht qendra e re sportive-rekreative “Radishani”, e cila ndodhet në oborrin e shkollës fillore “Aco Shopov”. Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, së bashku me nxënësit, e vuri në funksion këtë kompleks modern, që do të ofrojë kushte më të mira për sport dhe rekreacion.
“Kjo është një vend ku u rritën shumë gjenerata, por fatkeqësisht, vitet e fundit ishte lënë pas dore, ndërsa fushat ishin të rrënuara. Tani po e rikthejmë jetën në këtë hapësirë”, theksoi kryetari Kostovski.
Qendra e re sportive shtrihet në mbi 4000 m² dhe ofron përmbajtje të shumta:
✅ Fushë futbolli me bar sintetik, rrethojë të re çeliku dhe ndriçim LED
✅ Fushë basketbolli me bazë speciale FIBA
✅ Zonë fitnesi për ushtrime dhe rekreacion
✅ Lojëra të reja për fëmijë
✅ Fushë tenisi me bazë akrilike
Gjithashtu, kryetari Kostovski njoftoi se së shpejti, brenda OShF “Aco Shopov”, do të fillojë ndërtimi i një pishine të mbyllur, e cila do ta pasurojë më tej këtë kompleks sportiv.
“Komuna e Butelit po ndryshon. Qytetarët po marrin atë që meritojnë – një komunë moderne dhe urbane, me shumë përmbajtje”, tha Kostovski.
Me këtë projekt, Komuna e Butelit vazhdon me vizionin e saj që çdo lagje të ketë një qendër moderne sportive-rekreative deri në fund të mandatit.