DARKO KOSTOVSKI 1

Kostovski nuk e ndal ofensivën ndërtimore në Butel, fillon rikonstruksioni i rrugës “Marko Kralе” me 6.120 metra katrorë

September 18, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar fillimin e punimeve ndërtimore në rrugën “Marko Krale”, një nga arteriet kryesore të komunikacionit në lagjen Butel.

“Edhe një kërkesë e qytetarëve po realizohet”, ka theksuar Kostovski, duke njoftuar se punimet janë pjesë e ofensivës ndërtimore për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në komunë.

Sipas njoftimit të tij, rruga “Marko Krale” ka një sipërfaqe prej 6.120 metrash katrorë dhe gjatësi prej 1.100 metrash.

Kostovski ka rikujtuar se më herët janë rikonstruktuar edhe rrugët “Ho Shi Min” dhe “Natanail Kuçevishki”, duke e paraqitur projektin e ri si një hap tjetër në përmirësimin e rrjetit rrugor të Butelit.

“Qytetarët janë ata që na dhanë besimin dhe unë punoj në interes të tyre”, ka shkruar kryetari i Butelit, duke shtuar se punimet përfaqësojnë një tjetër realizim të premtimeve të dhëna ndaj qytetarëve.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 1789736354715
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Çdo rrugë ka rëndësi, çdo lagje meriton investime

veprime ligjore ndaj speciales hamza besoj se sot do ti konkretizojme ne kuvend 6aad415be4da9
Lajmi i radhës

Veprime ligjore ndaj Speciales, Hamza: Besoj se sot do t’i konkretizojmë në Kuvend

Të fundit nga

ShkoLartë