FB IMG 1774013812325 scaled

Kostovski: Nisja e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit në Luboten dhe Lubancë nuk është politikë, por është jetë (VIDEO)

March 20, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, njoftoi se punimet për ndërtimin e ujësjellësit në fshatrat Luboten dhe Lubancë po zhvillohen me ritëm të përshpejtuar, duke e cilësuar projektin si një ndër më të rëndësishmit për banorët e kësaj zone.

Kostovski thotë se bëhet fjalë për një problem shumëvjeçar, pasi këto dy fshatra për dekada të tëra nuk kanë pasur ujë të pijshëm. Kostovski theksoi se projekti, i cili dikur konsiderohej i pazgjidhshëm, tashmë është bërë realitet dhe po zbatohet në terren.

“Ky nuk është projekt politik, por çështje jetike për qytetarët. Fshatrat Luboten dhe Lubancë për dekada nuk kanë pasur ujë të pijshëm. Bëhet fjalë për një problem për të cilin shumëkush mendonte se nuk ka zgjidhje. Por sot ky projekt është realitet dhe po ndërtohet. Nga gjithsej tre faza, aktualisht ndodhemi në zbatimin e fazës së dytë. Nuk bëhet fjalë për politikë, por për jetë dhe sinqerisht kam kënaqësi personale që po e zgjidhim këtë problem. Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj përzemërsisht kryeministrin Hristijan Mickoski që gjeti mënyrë që të sigurohen mjetet për ta tejkaluar këtë problem.

Sipas Kostovskit, pas përfundimit të punimeve, banorët e Lubotenit dhe Lubancës do të kenë furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e jetesës në këtë zonë.

 

 

 

 

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kurti po perballemi me dy sfida me provokime ne kufi dhe me ngritjen e cmimit te naftes 69bd2ef6e1df1
Lajmi i mëparshëm

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

jetegjatesia ne be rritet ne 815 vite maqedonia e veriut mbetet nen mesatare 69bd55dfe3b68
Lajmi i radhës

Jetëgjatësia në BE rritet në 81,5 vite, Maqedonia e Veriut mbetet nën mesatare

Të fundit nga

Vdes Chuck Norris

Aktori dhe mjeshtri i arteve marciale Chuck Norris ka ndërruar jetë, sipas raportimeve të publikuara nga TMZ. Sipas familjes së tij, Norris u nda nga jeta të enjten në mëngjes në Hawaii.
ShkoLartë