Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski bashk me ekipin e tij ka nisur sot edhe zyrtarisht punimet për asfaltimin e rrugës kryesore në Luboten, konkretisht rrugën numër 30.
“Është një ditë e bukur kur e di që premtimi i dhënë para qytetarëve po bëhet realitet! Fytyrat e kënaqura të qytetarëve tanë janë motivimi ynë më i madh,” ka shkruar Kostovski në faqen e tij zyrtare në facebook.
Rruga është e gjatë rreth 900 metra dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe jetën e përditshme të banorëve të kësaj zone periferike të Shkupit.
Kjo është pjesë e një iniciative më të gjerë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha vendbanimet e komunës, me qëllim zhvillimin e barabartë dhe të qëndrueshëm.