Kostovski: Filloi asfaltimi i rrugës “Betovenova” – premtimet po realizohen

April 15, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, vazhdon aktivitetet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, duke dëshmuar përkushtimin për përmbushjen e premtimeve të dhëna qytetarëve.

Pas dekadash pritjeje, sot ka nisur asfaltimi i rrugës “Betovenova”, një projekt me rëndësi të veçantë për banorët e kësaj lagjeje. Asfaltimi po realizohet në një sipërfaqe prej 4.000 metrash katrorë, me gjatësi prej 400 metrash.

“S’ka ndalesë kur është në pyetje e mira dhe nevojat e qytetarëve të Butelit. Kemi marrë besimin e tyre dhe jemi të vendosur ta justifikojmë plotësisht atë,” ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook Kostovski.

Sipas Kostovskit ky investim është edhe një dëshmi konkrete për realizimin e premtimeve dhe një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës rrugore në Komunën e Butelit.

Gjithashtu nga komuna e Butelit njoftojnë se ofensiva ndërtimore po vazhdon me një dinamikë të fuqishme dhe do të pasohen edhe projekte të tjera në të gjitha lagjet e komunës.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Çfarë gruaje je ti, as kafenë s’ma bëre” – Gjesti ngacmon Eglin pas ‘dasmës’

Story i radhës

VLEN sjell rrogë më të lartë, punëtorët e Postës më në fund marrin atë që meritojnë! 

Të fundit nga

E verdha i paska shumë hije Adrola Dushit

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi është gjithmonë pranë ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Edhe sonte me ndjekësit e saj në Instagram ka ndarë disa fotografi. Ajo shihet e veshur me
sqmken
ShkoLartë