Komuna e Butelit ka ndarë 349 bursa sportive për sportistët më të mirë të kësaj komune, në kuadër të mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare për zhvillimin e sportit dhe talentëve të rinj.
Sipas kryetarit të Butelit, Darko Kostovski, bursat janë ndarë përmes një procedure transparente dhe kritereve të qarta, ndërsa sportistët kanë përfituar mbështetje mujore dhe njëherësh, në varësi të kushteve të përcaktuara në thirrjen publike.
Kostovski theksoi se është veçanërisht krenar për këtë investim dhe se sportistët e Butelit i sheh si kampionët e ardhshëm evropian, botëror dhe olimpik.
“Do të vazhdoj të jem partner i fortë i çdo sportisti dhe klubi sportiv nga Komuna e Butelit. Pozita e liderit nuk fitohet me fjalë, por me vepra, investime dhe rezultate. Në Komunën e Butelit, vlera e sportit është më e madhja”, ka deklaruar Kostovski.


