DARKO KOSTOVSKI

Kostovski: 70 rrugë në rikonstruksion e sipër, investim milionësh për transformimin e Butelit

April 17, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka inspektuar sot nga afër punimet ndërtimore për rikonstruksionin e rrugëve në lagjen Radishan, duke konfirmuar vazhdimin e investimeve në infrastrukturën rrugore.

Sipas Kostovskit aktivitetet po zhvillohen me dinamikë të shtuar, ndërsa projekti përfshin rikonstruksion dhe asfaltim të rreth 70 rrugëve, me një vlerë totale prej 150 milion denarësh. Këto investimet kanë për qëllim përmirësimin e lëvizjes dhe rritjen e sigurisë për qytetarët, duke mbetur të përkushtuar në zhvillimin e barabartë të të gjitha vendbanimeve në territorin e komunës.

Sipas kryetarit të Butelit, Darko Kosttovski, banorët e Butelit pritet të ndjejnë drejtpërdrejt përfitimet nga këto punime, pasi rrugët e reja nënkuptojnë lëvizje më të lehtë, më pak dëmtime të automjeteve dhe një standard më të lartë jetese.

Projekte të tilla infrastrukturore, sipas autoriteteve komunale, janë vetëm një pjesë e planit më të gjerë për modernizimin e komunës, duke lënë të hapur pritshmërinë për investime të reja që synojnë ta transformojnë Butelin në një zonë edhe më funksionale dhe më tërheqëse për banorët.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mickoski gjendja me derivatet eshte jashtezakonisht e mire 69e207adb64ae
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Gjendja me derivatet është jashtëzakonisht e mirë!

e shiti audi n per 8 500 euro por mbeti pa veture edhe pa para 69e223ccc5df3
Lajmi i radhës

E shiti “Audi”-n për 8.500 euro, por mbeti pa veturë edhe pa para

Të fundit nga

ShkoLartë