e shiti audi n per 8 500 euro por mbeti pa veture edhe pa para 69e223ccc5df3

E shiti “Audi”-n për 8.500 euro, por mbeti pa veturë edhe pa para

April 17, 2026
1 minut lexim
276297655 1993493970823695 3174394306999966363 n f6e5b258 0012 4efd 8566 227dea2f33c3 1024x1024 696x521 1

Më 16.04.2026, në orën 11:30, në SPB Tetovë, një person 54-vjeçar nga rrethina e Tetovës ka denoncuar se është mashtruar nga personi A.G. nga Tetova. Sipas denoncimit, gjatë muajit tetor të vitit 2025, A.G. ka blerë prej tij një automjet “Audi” për çmimin e dakorduar prej 8.500 eurosh, me premtimin se do ta paguante deri në dhjetor.

Siç është denoncuar, më pas ai e ka shtyrë pagesën me pretekste të ndryshme, pas së cilës i ka dorëzuar një automjet tjetër “Jaguar” si zëvendësim, të cilin më vonë e ka marrë për riparim të pretenduar dhe nuk e ka kthyer më. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

DARKO KOSTOVSKI
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: 70 rrugë në rikonstruksion e sipër, investim milionësh për transformimin e Butelit

inteligjenca amerikane kina mund ti furnizoje iranit sisteme te avancuara radaresh 69e2351d49df4
Lajmi i radhës

Inteligjenca amerikane: Kina mund t’i furnizojë Iranit sisteme të avancuara radarësh

Të fundit nga

ShkoLartë