Kostoja e një dasme – Sa shpenzohet për të organizuar një natë të paharrueshme?

min lexim

Dasmat janë ndër ngjarjet më të rëndësishme në jetën e çdo individi dhe familjeje. Traditat dhe kultura e veçantë e festimit të kësaj dite të veçantë kërkojnë një përgatitje të kujdesshme dhe një buxhet të konsiderueshëm. Por sa shpenzohet vërtet për një dasmë?

Pamja e nuses kërkon kujdes të veçantë. Pyetem në sallonet e bukurisë për rregullimin e një nuse dhe na thanë se  çmimet variojnë nga 250 deri në 1,000 euro, varësisht nga salloni.

Një fustan nusërie varionë nga 500 deri në 5,000 euro, në varësi të dizajnit, materialeve të përdorura dhe markës. Disa nuse zgjedhin të marrin me qira fustanin, duke ulur kështu shpenzimet në 200 deri në 1,000 euro.

Edhe kostumi i dhëndrit varionë nga 200 deri në 2,000 euro.

Ari është një tjetër element i rëndësishëm në një dasmë. Çmimi i arit për nusen mund të arrijë deri në disa mijëra euro. Mesatarisht, çiftet shpenzojnë rreth 3,000 deri në 10,000 euro për ari.

-Sa kushton kompleti më i lirë?

-Prej 1500 euro fillon deri në 5 mijë.

-Cila shitet më shumë 5 mijëshi apo 1 mijë euro?

-Mesatare, 2000, 2500,3000, varësisht.

Pjesa më e madhe e buxhetit të një dasme shkon për restorantin. Mesatarisht, çmimi për person varion nga 15 deri në 40 euro, në varësi të menusë së zgjedhur dhe shërbimeve të ofruara. Për një dasmë me 250 të ftuar, kjo mund të përkthehet në një  shpenzim mesatar prej 5000 euro.

Rëndësi të madhe në dasëm, gjithmonë i kushtohet edhe atmosferës, këngëtarit dhe muzikës. E për këtë me disa këngëtarë të cilët biseduam edhe pse nuk deshën të flasin para kameres na treguan se çmimet për një grup muzikor variojnë nga 2,000 deri në 5,000 euro.

Ruajtja e kujtimeve të një dasme është po aq e rëndësishme sa dhe vetë dita e dasmës. Çmimet për shërbimet e xhirimit dhe fotografisë variojnë 200 deri 1500 euro.

Harxhim bëhet edhe për dekorimin e tavolinës së çiftit që kushton rreth 200 euro.

Duke marrë parasysh të gjitha shpenzimet kryesore dhe ato të voglat, mund të bëjmë një përllogaritje se për një dasmë mesatare ju duhen rreth 15 mijë euro. 

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

​Osmani do të merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Story i radhës

Mickoski: Nuk do të ushtrojmë presion politik, gjyqtarët të japin atë për të cilën paguhen nga qytetarët

Të fundit nga