kostadinovski vall gjykata kushtetuese ne prioritetet per bashkepunim te osbe se 66e94475e1946

Kostadinovski-Vall: Gjykata Kushtetuese në prioritetet për bashkëpunim të OSBE-së

September 17, 2024
1 minut lexim

Shkup, 17 shtator – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski dhe gjyqtarët Tatjana Vasiq-Bosaxhieva dhe Fatmir Skender zhvilluan takim pune me ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Vall.

Në takim, siç njoftoi Gjykata Kushtetuese, është konstatuar realizimi i suksesshëm i aktiviteteve të Gjykatës të mbështetura nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe të parapara me Memorandumin e Mirëkuptimit të lidhur në shkurt të vitit 2024, siç është organizimi i Konferencës Ndërkombëtare me rastin e 60 vjetorit të ekzistimit të Gjykatës Kushtetuese dhe trajnimet e ardhshme që synojnë forcimin e kapaciteteve të Gjykatës.

large

Kryetari Kostadinovski e informoi ambasadorin Vall për prioritetet e tij në mandat, duke theksuar përkushtimin për paraqitjen e padisë kushtetuese si instrument për avancimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, duke siguruar një ligj prej dy të tretave për Gjykatën Kushtetuese që do të mundësojë pavarësi më të madhe të Gjykatës dhe forcimin e transparencës.

“Ambasadori Vall e informoi kryetarin Kostadinovski se në strategjinë e ardhshme zhvillimore të Misionit të OSBE-së në Shkup, fokusi do të jetë në Gjykatën Kushtetuese dhe ndër të tjera prioritetet kryesore do të jenë zotimet e vendosura bashkërisht për paraqitjen e padisë kushtetuese, rritjen e transparencës. dhe fuqizimin e kapaciteteve të shërbimit profesional”, kumtuan nga Gjykata Kushtetuese.

Në takim u arrit marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit për lidhjen e një Memorandumi të ri të Mirëkuptimit dhe formimin e ekipeve që do të specifikojnë segmentet e bashkëpunimit të mëtejshëm me qëllim të përmirësimit të punës së Gjykatës Kushtetuese dhe promovimit të vlerave që përfaqëson Misioni i OSBE-së në Shkup.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

tabaku ne konferencen e kryetareve per ceshtjen xhacka nuk duhet cenuar standardi qe eshte vendosur nga gjykata kushtetuese 66e942560f0d7
Story i mëparshëm

Tabaku në Konferencën e Kryetarëve për çështjen Xhaçka: Nuk duhet cenuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese

18 viktima nga moti i keq ne europe mijera kilometra toke nen uje 66e94707b87c0
Story i radhës

18 viktima nga moti i keq në Europë, mijëra kilometra tokë nën ujë

Të fundit nga

Çfarë po ndodh me fytyrën e Kris Jenner?

Kris Jenner, në moshën 69-vjeçare, ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj të rinovuar, duke nxitur spekulime rreth ndërhyrjeve estetike që mund të ketë kryer së fundmi. Ekspertët e kirurgjisë plastike sugjerojnë

​Tregjet globale kërkojnë drejtim në mes të pasigurive

Ndërsa ekonomitë botërore përpiqen të bëjnë projeksione mes pasigurive të shumta, politikat tregtare proteksioniste të administratës amerikane vazhdojnë të krijojnë pasiguri për ekonominë globale. Marrëveshja e përkohshme tarifore mes SHBA-së dhe Kinës
ShkoLartë