Kostadinovski: Gjykata Kushtetuese ka nevojë për ligj për riorganizim, gjendja status quo nuk do t’i sjellë askujt asgjë të mirë

April 28, 2025
min lexim

Shkup, 28 prill – Gjykata Kushtetuese ka nevojë për ligj për riorganizim dhe gjendja status quo nuk do t’i sjellë askujt asgjë të mirë, porositi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, pas hapjes së tryezës së rrumbullakët “A na duhet Ligj për Gjykatën Kushtetuese?”, duke shfaqur shpresë se debati publik do të rezultojë me adresim të duhur të të gjitha çështjeve.

Kostadinovski theksoi se ka mendime të ndara edhe në lëmi edhe në shkencë për këtë temë, por theksoi se qëndrimi i tij është i qartë – se angazhohet për Ligj për Gjykatën Kushtetuese, por jo çfarëdo, por ose të jepet bazë kushtetuese për 2/3ligj ose Ligj kushtetues për specifikim të mëtejshëm të dispozitave kushtetuese.

“Edhe pse jam më i riu për nga vitet, jam gjykatësi më i vjetër për nga përvoja këtu dhe e shoh nevojën. Na duhet ligj për riorganizim. 34 vjet është një periudhë shumë e gjatë, ashtu siç ka qenë kjo gjykatë, me të drejtë jo vetëm presidentja e shtetit, çdo qytetar mund të pyesë se cili ka qenë roli i Gjykatës Kushtetuese në 34 vitet e fundit, si është e mundur që sot të kemi mosbesimin më të madh historik në të gjithë aparatin. Pra, nuk ka bërë asgjë dhe ne duhet të jemi autokritikë. Prandaj, kjo është një temë shumë e rëndësishme për mua dhe një nga prioritetet si kryetar i Gjykatës”, deklaroi Kostadinovski, në konferencë për media pas hapjes së tryezës së rrumbullakët, të organizuar nga Gjykata Kushtetuese me mbështetjen e Delegacionit të BE-së në Shkup, përmes mekanizmit IPA 3.

Aktualiteti i temës, theksoi Kostadinovski, nuk është zhdukur në periudhë prej 34 vjetëve, gjegjësisht nga miratimi i Kushtetutës sonë nga viti 1991 dhe qëllimi i tryezës së sotme të rrumbullakët është që të hapet përsëri debat publik për nevojën për reforma të institucionit më të joreformuar në shtetin tonë.

“Gjendja status kuo nuk do t’i sjellë asgjë të mirë askujt… Duhet të jemi të vetëdijshëm se në çfarë realiteti jetojmë sot dhe nëse kjo gjendje status kuo në Gjykatën Kushtetuese në kuptim të kornizës së saj normative dhe kompetencave na solli diçka të mirë”, deklaroi Kostadinovski.

Sipas Kostadinovskit, me të drejtë janë kritikat dhe Gjykata Kushtetuese një kohë të gjatë ishte inerte dhe vetë Gjykata Kushtetuese duhet t’i inicojë reformat, sepse, siç thotë, ne “më së miri e dimë me çka përballemi në punën tonë”.

“Çfarë mund të sjellë ligji i ri? Një nga kritikat më të zakonshme është termi i përgjithshëm ‘jurist i shquar’. Nuk është e pamundur të objektivizohet dhe specifikohet se kush mund të jetë gjykatës. Qytetarët kanë të drejtë të dinë se kush janë gjykatësit kushtetues. Metoda e përzgjedhjes së gjykatësve është modestisht transparente. Qytetarët janë të privuar të dijnë se kush janë kandidatët, kush zgjidhen dhe madje edhe si punojnë ata. Metoda e përzgjedhjes së gjykatësve kushtetues duhet të jetë, si me KSHPK-në, duke i prezantuar ata deputetëve, në mënyrë që qytetarët t’i shohin. Pastaj, efekti ligjor i vendimeve tona dhe monitorimi, ekzekutimi dhe pasojat e mosekzekutimit të vendimeve tona”, shpjegoi Kostadinovski.

Në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup sot po mbahet tryezë e rrumbullakët në temë “A na duhet Ligj për Gjykatën Kushtetuese” e cila ka për qëllim të hapë debat për nevojën e miratimit të një ligji i cili do ta rregullonte punën e Gjykatës Kushtetuese, përmes dialogut ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve, profesionit ligjor dhe sektorit civil. Fjalime hyrëse paten presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkova, Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Mihail Rokas, ambasador i Bashkimit Evropian, Petra Dreksler, ambasadore e Gjermanisë dhe Angjela P. Ageler, ambasadore e SHBA-së.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Durmishi: Masat për uljen e çmimeve kanë dhënë rezultat, paralajmërohen kontrolle dhe masa të reja

Story i radhës

Zbulohen 2 raste kultivimi narkotikësh, asgjesohen 2200 bimë kanabis

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë