Kosovës i premtohet vazhdimi i mbështetjes nga Britania e Madhe

September 25, 2024
1 minut lexim

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Bëhet e ditur se Konjufca e njoftoi Hargreavesin për çështjet e aktualitetit, duke theksuar se Kosova është e interesuar që ta ketë vazhdimisht përkrah një aleat, siç tha ai, të pazëvendësueshëm si Britania.

“Mbështetja e Britanisë së Madhe për Kosovën është e hershme dhe tepër e rëndësishme, prandaj dhe kryetari Konjufca shprehu mirënjohjen ndaj këtij kontributi të Britanisë së Madhe, duke kërkuar që të vijohet sa më intensivisht tradita e bashkëpunimit të ngushtë”.

“Ambasadori Jonathan Hargreaves e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, e njëkohësisht theksoi se mbështetja e Britanisë së Madhe në drejtim të Kosovës do të vazhdojë”, thuhet në njoftim.

Tutje, Hargreaves shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës për të avancuar në çdo drejtim raportet mes të dyja vendeve.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjykata Kushtetuese në RMV po shqyrton nismën për veprimin e operatorëve telekomunikues me të dhënat për parapaguesit

Story i radhës

“Qarqe nga Moska nuk duan stabilitet”/Ademi: Tregimi i derës për Snopçen është fyerje për të gjithë shqiptarët

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë