“Kosovës i duhet më së shumti LDK-ja e Rugovës, jo një LDK tjetër”

October 31, 2024
min lexim

Partitë politike kanë nisur parafushatën zgjedhore që kur është caktuar data për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Ato thuajse po shpalosin programin e tyre, idetë e tyre për qeverisjen e ardhshme, e duke mos lënë anash edhe kritikat për qeverinë aktuale.

Një parafushatë ka nisur edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai përveq kritikave për Qeverinë Kurti, po krahason atë me qeverinë e ardhshme që mund të udhëhiqet nga vetë ai.

Ai sonte në një intervistë televizive ka ripërsëritur zotimin e tij për rritjen e koeficientit në 150 euro.

Kreu i LDK-ka thënë se ky vendim do të merret qysh në javën e parë të qeverisjes së tij.

“Pas 9 shkurtit, në qeverisjen time, do të bëjmë rishikimin e buxhetit dhe kjo mund të ndodh menjëherë kur ke shumicën parlamentare. Do të ngritim proporcionin e pagave brenda buxhetit nga 24% në 30% sa është standardi normal evropian. Javën e parë, vendimi im i parë koeficienti do të jetë 150 euro”, ka thënë Abdixhiku.

Duke u bazuar në këto deklarata të krerëve të LDK-së, analisti dhe ish bashkëluftëtar i heroit, Sali Çekajt, Saim Tahiraj ka thënë se, nëse e shikojmë opozitarizmin e LDK-së, në vazhdimësi ka qenë shumë i plogësht, për mos të thënë i heshtur.

Image

Saim Tahiraj

“Në kohën e fundit si duket është zgjuar nga ky gjumë i gjatë që do t’i kushtoj. Sado që tani i ka ndezur motorët nuk besoj se do i kompenzoj vitet paraprake të heshtjes. Strategjia e LDK-së që praktikoj me heshtje, duke menduar se gabimet e njëpasnjëshme të Qeverisë Kurti, mjaftojnë që opinioni ta kuptoj dhe ta dënoj në votimet e ardhshme, ishte e gabuar. Për çdo gabim që ka bërë Qeveria Kurti, qoftë në politikën e jashtme, apo në qeverisjen e brendshme, LDK ka qenë dashur të reagon ashpër dhe të propagandoj, në mënyrë që populli ta kuptoj realitetin dhe të vetëdijësohet. Propaganda e fuqishme e VV-së arriti që edhe dështimet më të dukshme t’i paraqes si suksese, falë heshtjes së opozitës. Duhet punë shumë e madhe që me propagandë shumëdimensionale të çmontohet propaganda e fuqishme VV-së”, thotë Tahiraj.

Ai thotë poashtu se ka dyshime që LDK ta arrijë këtë në këta muaj që i kanë mbetur deri në ditën e zgjedhje.

“Anashkalimi i personaliteteve që identifikohen me LDK-në që nga themelimi, shumë aktivistëve dhe veprimtarëve që dhanë çdo gjë për LDK-në, është gabim strategjik i këtij lidershipi. Afrimi dhe zgjerimi me kuadro të reja është e mirëseardhur, por jo t’i anashkaloj të vjetërit që janë shumë meritorë. Duhet të shkohet në bazë të meritokracisë dhe jo t’i marrin nga rruga, pa asnjë ditë aktiviteti në LDK dhe drejt e në organe drejtuese të saj. Kjo nuk është reformë, por dalje nga shtrati i vet tradicional i LDK-së. Kur i shoh disa figura që ishin kundërshtarët dhe kritikuesit më të devotshëm të LDK-së dhe tani të avansuar dhe të respektuar në LDK, them me vete se a është kjo partia që kemi njohur në vazhdimësi, apo diqka tjetër. Mendoj dhe me dhembje e them se këto gabime strategjike do i kushtojnë me votë në këto zgjedhje”, vlerëson ai.

Tahiraj thotë se, Kosovës i duhet më shumë se kurrë LDK-ja e Presidentit Ibrahim Rugova dhe jo tjetër LDK. Kjo sipas tij, për shkak se Kosova ndodhet në një situatë ku janë zbehur marrëdhëniet me mikun dhe aleatin strategjik që e ndihmoj Kosovën në ndërtimin e shtetit.

“Më tepër se kurrë i duhet Kosovës LDK-ja e Ibrahim Rugovës e jo LDK tjetër, sepse kurrë më keq nuk ka qenë gjendja e shtetit të Kosovës. Devijimi i orientimit pro prendimorë dhe zbehja e marrëdhënieve me mikun dhe aleatin strategjik që na ndihmoj ta fitojmë lirin, ta krijojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë SHBA -në, është vetëvrasje kolektive dhe shtetërore. Koketimi me Islamin Politik i të gjitha partive politike në Kosovë, është tradhti ndaj aleatëve prendimorë dhe SHBA-ës. Kthimi në shtratin e vet tradicional i LDK-së, me orientim absolut properëndimor dhe në miqësi të përhershëm me SHBA-ës, është iperativë i kohës, është vet egzistenca e shtetit dhe kombit tonë. Çdo drejtim tjetër ka Lindja është vetvrasje kolektive dhe zhdukja e shtetit dhe kombit tonë”, thekson Tahiraj për ‘Bota sot’.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gazetari “plas” bombën: Merremi me Licët e Bajrat, por në Shkodër ka 30 grupe kriminale

Story i radhës

Nushi – Latifi: Ulen vlerat e manganit në Badoc, por uji ende i papijshëm

Të fundit nga

Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA

Shqipëria pranohet në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Vendimi është marrë sot nga Këshilli Europian i Pagesave dhe është njoftuar në Bankën e Shqipërisë. Më datë 13 qershor të
ShkoLartë