Kosovë, dy partitë më të mëdha opozitare kundërshtojnë planin evropian

March 2, 2023
min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur ftesës së përfaqësuesve të opozitës në Kuvendin e Kosovës për të marrë pjesë në debatin lidhur me dialogun dhe planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, pas takimit të mbajtur më 27 shkurt në Bruksel, raporton Anadolu.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ishte i pari që foli në emër të opozitës.

Abdixhku akuzoi kryeministrin Kurti se në dakordimin në Bruksel vendosi që ta tejkalojë të kaluarën e Kosovës, duke përfshirë, siç tha ai, krimet e masakrat që ka kryer Serbia.

Tutje, kreu i LDK-së tha se Kurti po ashtu ka fshehur nga publiku një pjesë të planit evropian.

“Ajo që nuk dihet se çka ka pranuar ky kryeministër është neni 7. Në gusht të vitit 2022, në një platformë për dialogun kryeministri ka kërkuar një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, marrëveshje me njohje, kompensim të dëmeve të luftës, rishikim të marrëveshjeve paraprake dhe reciprocitet për pakicat. Si kryenegociator i fortë, kryeministër, na trego se sa prej këtyre kushteve tua janë marrë parasysh”, pyeti Abdixhiku.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se pas një procesi rreth dyvjeçar të negociatave, mbrëmjen e së hënës u kurorëzuan ato negociata me marrëveshje.

Sipas tij, deri te nënshkrimi i planit evropian është çështje ditësh, derisa tha se mosnjohja e statusit të Kosovës është problematike në këtë marrëveshje.

“Mosnjohja e statusit tonë fatkeqësisht e ka pamundësuar anëtarësimin tonë në OKB. Sikur të ishim anëtarë të OKB-së, kryeministër, edhe 1.000 vjet të mos na njohë Serbia. Fatkeqësisht jemi të pabarabartë”, tha ai.

Sipas tij, është vështirë të arsyetohet që kryeministri i Kosovës ka pranuar as të mos e kërkojë njohjen de jure nga Serbia.

Duke iu përgjigjur kritikave se plani është i dëmshëm për Kosovën, kryeministri Kurti tha me ironi se kjo është arsyeja pse presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk e ka nënshkruar atë.

Kurti vazhdoi duke thënë se me refuzimin e nënshkrimit të marrëveshjes, Serbia tregoi se nuk dëshiron t’i japë asaj formën e një marrëveshjeje të detyrueshme ndërkombëtare. Kryeministri theksoi se plani i zbatimit të kësaj marrëveshjeje ende duhet të negociohet.

“Marrëveshja është një hap i rëndësishëm në rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ajo flet për barazinë, respektimin e integritetit territorial, pavarësinë dhe heqjen dorë nga pengesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, si dhe shkëmbimin e misioneve diplomatike, njohjen e simboleve shtetërore, pasaportave”, tha kryeministri.

Ai theksoi se kurrë nuk do të pranojë diçka që është kundër Kushtetutës së Kosovës, ndërsa konfirmoi se neni 10 i marrëveshjes i referohet Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, derisa theksoi se neni 7 flet për komunitetin serb, por jo për autonominë. Ai gjithashtu theksoi se plani parasheh negociata për statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të drejtat e saj të veçanta.

Pas rreth dy orësh debat në Kuvendin e Kosovës, seanca u ndërpre për shkak të largimit të kryeministrit Kurti, i cili për shkak të angazhimeve tha se po largohet, por propozoi vazhdimin e seancës në orën 22:00.

Më 27 shkurt në Bruksel nuk u arrit ndonjë marrëveshje konkrete pas takimit trepalësh të kryeministrit Kurti, presidentit Vuçiq dhe përfaqësuesve të BE-së ku u diskutua propozimi evropian për normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kryeministri Kurti tha se ishte i gatshëm ta nënshkruante planin evropian, por nuk e bëri këtë për shkak se pala serbe nuk tregoi gatishmëri.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Van Dijk: Nuk jam robot, ndonjëherë trupi nuk përgjigjet!

Story i radhës

Debati për “McGonigal”/ Salianji: Deputetët e PS-së flasin për gjithçka për të shmangur përgjegjësinë e Ramës!

Të fundit nga

Kontratë e re për Messin

Siç qëndrojnë gjërat, viti 2025 do të jetë viti i fundit i Lionel Messit si një futbollist profesionist, megjithëse ka shumë shanse që ai të vazhdojë të luajë edhe në vitin 2026,
ShkoLartë