Kosovare Asllanin shpërthen ndaj Realit

min lexim

 

Kosovare Asllani nuk kursehet pas largimit nga Real Madrid. Futbollistja e Suedisë, me origjinë shqiptare, ka dhënë një intervistë për Sportbladet dhe flet hapur kundër drejtuesve të klubit spanjoll, për mënyrën se si i trajtojnë futbollistët.

“Është bërë një mjedis shumë i pashëndetshëm dhe i rrezikshëm për femrat.

Është e vështirë të hysh në detaje, por ka të bëjë shumë me një kulturë të dëmshme për futbollistet. Mes shumë gjërash, pothuajse jam detyruar të luaj e dëmtuar dhe nuk kam marrë ndihmë”,

“Mendoj se kam bërë shumë për klubin. Kam kuptuar se ndër vite që nuk i kanë trajtuar mirë lojtaret.

Është e rëndësishme që të flasësh, sepse askush tjetër nuk e ka bërë dhe kështu mund të ndryshojnë gjërat. Jam përpjekur ta bëj që në momentin e parë që isha në klub”.

“Ka presion të vazhdueshëm për të luajtur e dëmtuar apo e sëmurë. Nuk është një mjedis i shëndetshëm. Më intereson shumë klubi, por mendoj se është në duar të gabuara. Na shohin si produkte dhe jo si njerëz”, shprehet sulmuesja, e cila përflitet për një kalim te Milani në Itali.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Samiti i BE, Haradinaj: Sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës

Story i radhës

Konfirmohet rasti i parë i lisë së majmunëve në Kroaci

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424