Futbollistja Linda Sembrant shënoi për fitoren e madhe të Suedisë dhe të kualifikimit në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Angli.
Një fitore dramatike pikërisht në minutën e 92-të, me rezultat 1:0 ndaj Belgjikës.
Në minutën e 90+2, Sembrant godet me dinakëri duke i dhënë nokautin belgeve.
Por goli i Sembrant është i artë, ndërsa Suedia tani do të përballet me Anglinë në Sheffield të martën e ardhshme (20:00) për një vend në finale.
Kapitenja Kosovare Asllani u paraqit titullarë duke dhënë maksimumin për fitoren e madhe të suedezeve.