kosova vendos sanksione te reja rusise dhe bjellorusise 62826a6bd6598

Kosova vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë

May 16, 2022
1 minut lexim

Kosova i është bashkuar sanksioneve të reja të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Në prill Këshilli i Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara prezantuan saknsionet e reja kundër Rusisë. Qeveria miratoi sanksionet e koordinuara me BE-në e SHBA-në.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi njoftoi se sanksionet kanë të bëjnë me ngrirjen e aseteve në Kosovë të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalim të qasjes dhe operimit në treg, ndalim të udhëtimit dhe fondeve.

Me sanksionet e reja, Kosova po ashtu ndalon çdo ndërmarrje të transportit rrugor rus apo bjellorus, me disa përjashtime. Kosova po ashtu ka ndaluar importin e qymyrit nga Rusia apo nga shtete që e blejnë nga Rusia.

Kosova po ashtu vendosi masa kufizuese të ngjashme kundër grupit “Wagner”, një entitet ushtarak privat me bazë në Rusi.

“Aktivitetet e këtij entiteti janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, tha Bislimi para miratimit.

Paraprakisht, Ekzekutivi miratoi një projektligj për ta mundësuar zbatimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë./express

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

dhjete mije te rinjve do tiu mundesohet puna praktike 62826a3169d66
Story i mëparshëm

Dhjetë mijë të rinjve do t’iu mundësohet puna praktike

do kalonte matane kufirit 190 mije fara kanabisi policia arreston austriakun ne kakavije 62826b22216e4
Story i radhës

Do kalonte matanë kufirit 190 mijë fara kanabisi, policia arreston austriakun në Kakavijë

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë