Kombëtarja e Kosovës U19 në volejboll, i ka dhënë fund aventurës në Kampionatin Ballkanik të kësaj grupmoshe të zhvilluar në Shqipëri.
Djelmoshat “Dardanë” në përballjen e fundit të këtij kompeticioni luajtën kundër Bosnjës dhe Hercegovina, nga e cila u mposhtën me rezultat 3-0 (25:5 27:25 25:18).
Tanët treguan lojë të mirë në setin e dytë, por që rezultoi e pamjaftueshme për të parandaluar disfatën.
Tash, Kosova U19 rikthehet në vendlindje për t’u përgatitur për garat tjera, dhe me një eksperiencë të re nga e cila mund të ndërtojë.