Kosova U19 e gatshme për ndeshjen e parë në Kampionatin Ballkanik

1 minut lexim

Kombëtarja U19, femrat, e Kosovës është e gatshme për sfidën e parë në Kampionatin Ballkanik të kësaj grupmoshe që zhvillohet në Mioveni të Rumanisë, aty ku do të zë vend kjo garë mes datave 10-14 gusht.

“Vashat ‘Dardane’ patën një periudhë përgatitore të ngjeshur, përfshirë edhe pjesmarrjen në turneun memorial ndërkombëtar në Maqedoni, derisa në qytetin rumun kanë vazhduar stërvitjet intensive nën drejtimin e trajnerit Lorik Ilazi dhe stafit të tij.

Ndeshjen e parë e zhvillojnë sot, e mërkurë, me fillim nga ora 17:30 kundër nikoqirit të garës, Rumanisë, në kuadër të Grupit A, ku bëjnë pjesë edhe Kombëtaret si Turqia dhe Bullgaria.

FVK i uron fat dhe suksese ekipit në këtë garë”, shkruan në faqen e FVK-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vullnetarët ndihmojnë në evakuimin e të sëmurëve nga Ukraina lindore

Story i radhës

KSHZ miratoi vendim per ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve –Tetovë

Të fundit nga