Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar ndeshjen e parë në IHF Trophy për zonën evropiane.
Të martën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kosova u përball me Bullgarinë.
Ndeshja ishte e fortë dhe interesante. Fitore shënoi Bullgaria me rezultat 34:29.
Paraqitja e djemve tanë ishte premtuese.
Angazhimi ishte në nivel, ndërsa kushtoi mungesa e qetësisë në shumë momente e po ashtu gabimet individuale.
Në përgjithësi bullgarët shfaqën më shumë dhe shënuan fitore.
Në ndeshjen tjetër te grupmosha U18, Britania e Madhe fitoi ndaj Shqipërisë me rezultat 34:11.
Të mërkurën janë dy ndeshje të tjera të kësaj grupmoshe.