Kosova u provokua rëndë, reagon federata rumune për incidentin dhe turpin e madh

September 13, 2023
1 minut lexim

Federata Rumune e Futbollit ka reaguar pas incidenteve në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës dhe ka dënuar sjelljen e ultrasve.

Ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës u zhvillua mbrëmjen e së martës, në Arenën Kombëtare, në kuadër të xhiros së gjashtë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024 dhe përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 2:0, pas golave të shënuar nga Nicolae Stanciu në minutën e 83-të dhe Valentin Mihaiia në minutën e 90+3.

“Ky takim u ndërpre në minutën e 17-të, pasi ultrasit rumun brohoritën “Kosova është Serbi” dhe kishin edhe një pankartë për këtë. 

Arbitri rifilloi lojën pas më shumë se 45 minutash ku lojtarët shkuan në teshatore”, shkruan meidumi rumun “Prosport”.

“Federata Rumune e Futbollit kundërshton me vendosmëri sjelljen e papërgjegjshme të grupit të shikuesve nga pjesa e tribunës së Jugut që çoi në ndërprerjen e ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Arenën Kombëtare.

Fillimisht, ritheksojmë parimin sipas të cilit qeveriset futbolli në Rumani, përkatësisht mosndërhyrja e politikës në aktin sportiv.

Revizionizmi nuk pranohet në futboll dhe FRF dënon ashpër mesazhet provokuese të natyrës politike, ideologjike, fetare apo fyese, të cilat janë kategorikisht të ndaluara në stadiume.

E gjithë kjo u regjistrua në tribunat e Arenës Kombëtare nga një grup i vogël i të ashtuquajturve mbështetës, duke ndikuar në rrjedhën normale të ndeshjes dhe në mënyrë implicite edhe disponimin trengjyrëshe. 

FRF shpreh keqardhjen për eksperiencën fatkeqe që patën pjesa më e madhe e shikuesve dhe njëkohësisht i falënderon për mbështetjen fantastike që i ofruan trengjyrëshve në pjesën e dytë të ndeshjes, duke i çuar në një fitore dramatike!”, thuhet mes të tjera nga Federata Rumune e Futbolli.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Demolli zbulon planin për kampionatin e ardhshëm

Story i radhës

Kovaçevski në takim me Roth: Mbështetje e fuqishme nga Bundestagu për procesin eurointegrues të RMV-së

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë