Kosova shënon përparim të madh në UEFA…

April 16, 2022
1 minut lexim

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, e ka publikuar renditjen e re të ligave të 55 anëtareve të saj.

Superliga e Kosovës ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm në renditje, pasi tani ndodhet në pozitën e 39-të, që është pozicioni më i mirë që nga anëtarësimi në UEFA. Kosova është ngritur për 4 shkallë, duke e konfirmuar kësisoj përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së futbollit në vendin tonë.

Vitin e kaluar Kosova u përfaqësua me tri ekipe në Evropë, Prishtinën, Dritën dhe Llapin, e të cilat patën paraqitje shumë të mirë, gjë e cila ka ndikuar edhe në vlerësimin e UEFA-s.

Ndërkohë, për herë të parë sivjet në garat evropiane do të paraqiten katër klube kosovare; tri skuadrat e para të BKT Superligës dhe fituesi i Kupës së Kosovës.

Ndërkohë, vendet tona fqinje kanë pësuar rënie në renditjen më të re: Shqipëria ka rënë për 5 pozita dhe tani renditet e 43-ta, Maqedonia e Veriut ka rënë 9 pozita, duke u renditur e 48-ta, derisa Mali i Zi zë pozitën e 53-të.

Renditjen e kryeson Liga Premiere e Anglisë, më pas vijnë La Liga spanjolle, Serie A italiane, Bundesliga gjermane dhe Ligue 1 franceze. Liga që renditet e para është La Liga, e ndjekur nga Premierliga, Serie A e Bundesliga.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë dihet për fundosjen e anijes ‘Moskva’?

Story i radhës

Le Mee: Këto dy emra janë të përshtatshëm

Të fundit nga

ShkoLartë