Kosova pëson humbje nga Bullgaria

August 4, 2023
1 minut lexim

Kosova U20F është mundur nga Bullgaria me rezultat 62:80 (12:28, 20:20, 16:25, 14:7).

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni B për femrat, përkatësisht vendet 9-17.

Në periudhën e parë bullgaret ishin më të mira, duke e fituar këtë pjesë 12:28, por perioda e dytë ishte tërësisht e barabartë, duke përfunduar 20:20, për të shkuar në pushime me rezultat 32:48.

Sidoqoftë, bullgaret në çerekun e tretë për një nuancë ishin më të mira, 16:25, duke ngritur epërsinë edhe më shumë. Vashat e Kosovës ishin më të mira në dhjetë minutat e fundit, por nuk mjaftoi dhe pësuan 62:80.

Te Kosova u dalluan Astera Tuhina me 16 pikë e katër kërcime, Enisa Kamerolli me 22 pikë e shtatë kërcime dhe Anilë Selmani me 12 pikë e katër kërcime.

Kosova nesër do të përballet me Austrinë nga ora 19:30.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lavrov: Formula e Zelenskyt shpërfill të ardhmen e miliona rusëve

Story i radhës

KUJDES: E shtuna me mot jostabil, temperatura mbi mesataren dhe vetëtima! Qendra për Menaxhim me Kriza me disa rekomandime

Të fundit nga

ShkoLartë