Kosova për herë të parë po merr pjesë në Konferencën e COP27

1 minut lexim

Për herë të parë delegacioni i Republikës së Kosovës, po merr pjesë në Konferencën e COP27, nën Konventën e Kornizës për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC) në Egjipt.

“Delegacioni i parë nga Republika e Kosovës, kryesohet nga Ministri Liburn Aliu, Deputetja e Parlamentit dhe Kryesuesja e Komisionit për Mjedis, znj.Fitore Pacolli-Dalipi, dhe z.Kenan Tora, Diplomat nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”,

njofton zyra për informim e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Bëhet e ditur se në mbështetje të delegacionit të parë nga Kosova janë, Agim Mazreku, i angazhuar nga UNDP si Analist i Politikave Mjedisore për Këshillin Ndërministror të Ndryshimeve Klimatike dhe Stefan Mager nga GIZ-i gjerman.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Teatri Shqiptar Moisiu”, Grubi: Nëntorin e lavdisë e shënojmë ashtu siç i ka hije

Story i radhës

Pesë futbollistët e Ballkanit morën ftesën e Kosovës

Të fundit nga