Kosova paraqitet me Ermal Maliqin e Erion Bajramin

26 sportistë nga disiplina të ndryshme, mes tyre edhe garuesit që e përfaqësojnë Kosovën në sportin olimpik të beach volley, defiluan në ceremoninë hapëse të ICMG Lojërave Mesdhetare në rërë.

Bartëse e flamurit ishte volejbollistja Yllka Jashari, e cila në garat e vajzave do të paraqitet së bashku me Melirona Avdullahun, të udhëhequra nga trajnerja Vildane Jashari.

Te djemtë, Kosova paraqitet me Ermal Maliqin e Erion Bajramin, të cilët drejtohen nga trajneri Fatlum Hajrizi.

Kosova në këto gara do të përfaqësohet edhe përmes gjyqtarit të beach volley, Valon Mustafa.

Nga afër ceremoninë dhe Lojërat Mesdhetare, po i përcjell edhe presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci dhe zv. presidentja Mimoza Shkodra – Bislimi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Analisti kroat Akrap: Serbia me ndihmën e Rusisë është eksportuesi kryesor i krizës në Ballkanin Perëndimor

Story i radhës

Dogana e Maqedonisë konfiskoi një autobus nga Serbia, kishte pjesë të posaçme për fshehjen e mallit

Të fundit nga