Kosova pa institut për trajtimin e të varurve nga droga

min lexim

Nga janari i këtij viti, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë kërkuar trajtim 76 pacientë nga përdorimi i substancave narkotike. Në nivel vendi, sipas përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, llogaritet të jenë mbi 35 mijë përdorues të substancave narkotike. Kosova vazhdon të mbetet pa institut për trajtimin e të varurve nga droga.

Rritja e vazhdueshme e numrit të përdoruesve të substancave narkotike dhe mungesa e institutit për trajtimin dhe rehabilitimin e tyre, gjen Kosovën në ditën botërore e luftës ndaj abuzimeve me droga.

Doktoresha e klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Samire Gashi Braina, thotë se shqetësuese është fakti se abuzuesit më të shpeshtë të drogave janë të rinj e posaçërisht adoleshentët.

“Unë mendoj që është i pamjaftueshëm marrja e institucioneve me këtë problematikë, duke pas parasysh se në Kosovë nuk kemi institut për rehabilitim që do të ishte i domosdoshëm në kushtet dhe rrethanat e tanishme sepse trajtimi bëhet në klinikën tonë, por rehabilitimi mungon, hallka kryesore që duhet të vazhdohet nga klinika në rehabilitim”, thotë Samire Gashi Braina, psikiatre në klinikën e QKUK-së.

Gashi-Braina shtoi se vetëm nga janari i këtij viti në këtë klinikë trajtimin kanë kërkuar 76 pacientë.

” Deri më sot, trajtim kanë kërkuar 76 pacient. Prej janarit deri më tani, përderisa në të njëjtën kohë, vitin e kaluar kemi pas 56, që dmth 22 pacient  janë më tepër që faktikisht e rrit edhe nevojën për ngritjen e kapaciteteve kadrovike dhe hapësinore për trajtimin e këtyre personave”, tha Gashi Braina.

Këtë çështje mjaft serioze e ka përshkuar edhe drejtor i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”, Safet Blakaj. Derisa thekson se mosha mesatare e fillimit të përdoruesve të drogës është adoleshenca.

“Në përgjithësi, mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogave unë mendoj që nuk ku të bjer sesa që ka rënë tashmë 16 vjec. Pra mendojmë që mosha mesatare e fillimit të përdormit të drogës, ka rënë në nivelin më të ulët edhe nuk mundet më poshtë me shku”, tha Safet Blakaj, drejtor i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”.

Sipas tij, në Kosovë janë rreth 35 mijë përdorues të drogave e që disa prej tyre po merren me probleme të rënda si pasojë e përdorimit të substancave narkotike.

“Nëse referohemi nga të dhënat e Labirimthit, ata të cilët janë të regjistruar në qendrën tonë, janë të regjistruar të gjithë ata që kërkojnë shërbime mjekësore. Që të gjitha shërbimet vetëm me vetë dëshirë mund të regjistrohen. Ky numër është rreth 2700 ve. Natyrisht, ne mendojmë që sipas prej analizave tonë por jo vetëm tona , që në Kosovë diku 35 mijë përdorues në përgjithësi jo të gjithë ata përdorues janë të varur nga drogat, menodjmë që diku 6-7 mijë i tyre është me probleme të rënda si pasojë e përdorimit të drogave”, tha Blakaj.

Në ditën botërore e luftës ndaj abuzimeve me droga, nuk është shënuar asnjë aktivitet nga institucione gjegjëse për vetëdijesimin  e qytetareve dhe parandalimin  me abuzimin e lëndëve narkotike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Greqi, një veturë me targa të Shkupit bie në det 

Story i radhës

Makina përplas dy fëmijë, dërgohen me urgjencë në spital – policia jep detaje

Të fundit nga