Kosova nuk ia del në Torshavn  

min lexim

Kombëtarja e Kosovës i nisi me humbje kualifikimet e fazës së dytë të Euro 2026 në hendboll.

Djelmoshat tanë pësuan humbje në Torshavn, me rezultat 32:21 (13:9) nga Ishujt Faroe, në kuadër të Grupit 6.

Në 20 minutat e parë Kosova u shfaq e denjë karshi vendasve, duke barazuar 5:5 në minutën e 14-të e udhëhoqi edhe me 5:6 por më pas vendasit barazuan 6:6, 7:7, 8:8 dhe shkëputen në epërsi me 4 gola (13:9) në fund të pjesës së parë 

Pjesa e dytë ishte fatale për djelmoshat tanë, ku vendasit me kalimin e kohës rriten epërsinë në 12 gola (26:14) në minutën e 50-të.

Ishujt Faroe shënojnë fitore me rezultat 32:21 ndaj Kosovës.

Të dielën (17.15) në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, Koisova do të takohet me Holandën. 

Te vendasit u shqua Oli Mittun me 8 gola, i ndihmuar nga Elias Ellefsen me 7, Hagun Av Teigum me 6, Teis Rasmussen 5 gola etj. Valon Dedaj e Drilon Tahirukaj me nga 4 gola ishin më efikasit të Dardanët. 

Ishujt Faroe – Kosova 32:21
Ishujt Faroe

Ellefsen 7 gola
Av Teigum 6
O. Mittun 8
Rasmussen 5
Hansen 3
Jacobsen
Selvindi
Mikkjalsson 1
Johansen
Lacok
Poulsen 1
Mikkelsen 1
Krogh
Vedelsbøl
P. Mittun
Djurhuus

Kosova 
Dedaj 4
Gegaj 2
Dre. Tahirukaj 3
Jupa 1
Dri. Tahirukaj 4
Ramosaj 2
Gjuka 2
Mirdita 1
Ninaj
Mushkolaj 1
Quni 1
Shabani
Berisha
Muqoll
Taci
Zena

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Këngëtari i njohur kanadez publikon këngën e re të titulluar “Kosovo”

Story i radhës

Uzunov: Rritja e moshës së pensionit është e pashmangshme

Të fundit nga