“Kosova nuk e harron Amerikën, pret mbështetje edhe më të madhe”

Me moton “Kosova nuk harron”, shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar disa aktivitete në nderim të viktimave të sulmit terrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001, mëngjesin e sotëm zjarrfikësit e Prishtinës kanë ndezur sinjalizimet e rotacionet për pesë minuta. Po ashtu, kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të njësiteve elite policore. Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka kërkuar përkrahje nga shteti amerikan dhe lobim për njohje.

Në 22-vjetorin e sulmeve që tronditën botën, katër automjete të zjarrfikësve me 20 trupa të zjarrfikësve kanë marrë pjesë në nderim të viktimave.

Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi tha se me këto aktivitete po synojnë që të dërgojnë mesazh falënderimi tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Prej vitit 2001 ne si shoqatë, jo vetëm si shoqatë por si pjesëtarë të popullit të Kosovës, pjesëtarë të popullit shqiptar kemi bërë veprime, respekte, solidarizime me popullin mik, aleat, me mikun tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë mënyrë, kemi dashur të dërgojmë mesazhe së pari për popullin amerikan dhe institucioneve që populli i Kosovës, në veçanti populli shqiptar është falënderues, nuk i harron veprimet e tyre dhe presim shumë përkrahje në të ardhmen. E dimë që keni bërë shumë edhe ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht, mirëpo ne në emër të shoqërisë civile kërkojmë që të bëni pak më shumë. E di që herë pas here s’kemi qenë në nivelin e detyrës, mirëpo, kërkojmë nga ju dhe nga institucionet e juaja qendrore, sepse e dimë që keni forcë dhe mundësi dhe të loboni pak më shumë dhe të detyroni pesë vendet evropiane ta njohin shtetin e Kosovës ”, tha Rexhepi.

Përveç njohjes nga shtetet mosnjohëse, Rexhepi tha se kërkojnë nga ShBA-ja që Kosova të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Drejtori i Departamentit për Sigurinë dhe Sigurinë Publike në OSBE, Edward Anderson tha se Kosova gjithmonë kujton sulmin e 11 shtatorit.

“Dua t’ju falënderoj për atë që keni bërë të gjithë këtu dhe për vëmendjen e mediave për këtë, të rinjtë, dhe përsëri ju falënderoj shumë, ju nuk e keni harruar kurrë premtimin tuaj, ndaj faleminderit”, u shpreh ai.

Abdusamed Shkodra nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë tha se 20 trupa të zjarrfikësve kanë marrë pjesë në nderim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit.

“Ne paraprakisht jemi përgatitur për këtë ditë, për 11 shtator. Në nderim të viktimave të rënë por edhe falënderim për shtetin e Amerikës. Siç dihet një shtet i cili na ka përkrahur në kohët më të vështira, duke përfshirë këtu edhe një falënderim për ish-presidentin, Bill Clinton. Aktivitetet tona kanë qenë sot në orën 08:30 në mëngjes e kemi bërë pastrimin e pllatosë dhe të shtatores të ish-presidentit Bill Clinton. Kemi bërë edhe ndërrimin e flamurit, ndërsa në ora 10:55, katër automjete të zjarrfikësve edhe me 20 trupa të zjarrfikësve kemi marrë pjesë në këtë manifestimin për 11 shtator”, përfundoi ai.

Pranë shtatores “Bill Clinton” garda e nderit të Policisë së Kosovës e ka ulur në gjysmështizë flamurin amerikan. Po ashtu, janë ndezur qirinj para emrave te viktimave të sulmit terrorist.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbuloni arsyen pse vajzat janë më të apasionuara pas serialeve të krimit

Story i radhës

​Itali, prodhimi industrial ka rënë për 0.7% në korrik krahasuar me muajin qershor

Të fundit nga