kosova nenshkruan marreveshjen e trete me europol in 620576c0df74c

Kosova nënshkruan marrëveshjen e tretë me EUROPOL-in

February 10, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot është nënshkruar marrëveshja e tretë me EUROPOL, e cila definon procedurat e shkëmbimit dhe mbrojtjes së informacioneve.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se para disa ditësh kishte pranuar një letër falënderimi nga Drejtoresha Ekzekutive e EUROPOL, Catherine de Bolle.

“Para disa ditësh kam pranuar një letër falënderimi nga Drejtoresha Ekzekutive e EUROPOL znj. Catherine de Bolle për gadishmërinë për të bashkëpunuar dhe vendosmërinë tonë për të vepruar pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit. Sot, jam njoftuar që është nënshkruar marrëveshja e tretë me EUROPOL, nga znj. De Bolle, që definon procedurat e shkëmbimit dhe mbrojtjes së informacioneve”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ministri Sveçla ka shtuar se kjo marrëveshje do ta thellojë edhe më shumë bashkëpunimin e Kosovës me EUROPOL.

“Kjo marrëveshje do të thellojë bashkëpunimin tonë me EUROPOL, do të garantojë shtetndërtim me hapa të sigurtë e do të kontribuoj në synimet tona të përbashkëta për sundim të ligjit”, ka shkruar Sveçla.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

hekurudha durres prishtine 6205752aa0e5c
Story i mëparshëm

Hekurudha Durrës-Prishtinë

te henen ne maqedoni do te filloje testimi skrining per te pare imunitetin ndaj covid 19 62057f323e60c
Story i radhës

Të hënën në Maqedoni do të fillojë testimi skrining për të parë imunitetin ndaj COVID-19

Të fundit nga

ShkoLartë